Pasditen e sotme në jug të Italisë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 ballë.
Mediat italiane informojnë se tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Sipas EMSC tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.4 ballë.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra larg qytetit të Abruzzos ndërkohë që është ndjerë dhe në Romë.
Lëkundjet shkaktuan frikë tek njerëzit të cilët dolën jashtë banesave të tyre.
Zona ku janë ndjerë më shumë lëkundje janë regjistruar në Italinë qendrore, 100 kilometra nga Roma./abcnews.al