Tërmeti te Barcelona, zbulohet kush e zëvendëson “armikun” e Messit

schedule15:13 - 28 Tetor, 2020

schedule 15:13 - 28 Tetor, 2020

Josep Maria Bartomeu dhe Bordi i Drejtorëve dhanë dorëheqjen nga Barcelona një ditë më parë, ndërkohë ditën e sotme ka marrë vendin e tij Carles Tusquets, i cili ishte president i Komisionit të Ekonomisë.

 

Carles Tusquets

“Pas dorëheqjes së Bordit të Drejtorëve, zyrtarizuar dje në mbrëmje, këtë mëngjes Carles Tusquets, në bazë të pozitës së tij si president i Komisionit Ekonomik, mori presidencën e Komisionit të Menaxhimit të Klubit”, thuhet në komunikatën e Barcelonës, ndërkohë që janë përcaktuar edhe anëtarët e Komitetit Drejtues.

Siç parashikohet nga Statuti, Komiteti Drejtues ushton funksionin e qeverisjes, administratës dhe përfaqësimit, sikurse Këshilli Drejtues, por vetëm për aktet e nevojshme që janë të rëndësishme për vazhdimin e aktivitetit normal të klubit dhe mbrojtjen e interesante tij. Funksioni i tij kryesor është thirrja e zgjedhjeve për krijimin e Bordit të ri drejtues. /abcnews.al

 

Anetaret e Komitetit Drejtues

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!