Tërmeti/ Sizmiologu: Janë regjistruar 63 mikrotërmete. Nuk ka vend për alarm

schedule12:26 - 16 Janar, 2023

schedule 12:26 - 16 Janar, 2023

TIRANË- Nga lëkundja që goditi vendin mbrëmjen e të dielës deri në mëngjesin e sotëm, janë regjistruar 63 lëkundje tërmeti.

Sizmologu Edmond Dushi tha për Abcneës se pasgoditjet e tilla çlirojnë energjinë e akumuluar në tokë dhe shmangin mundësinë për të pasur lëkudje më të forta.

“Goditja e mbrëmshme është më e forta e një serie nisur ditë më parë. Ka kaluar në darkë me tërmetin 4.7 dhe është pasuar me një pasgoditje me magnitudë 3.9.

63 mikrotërmete janë të regjistruar nga ne si institucion, është goditje mesatare, është tërmet i cekët. Epiqendra është një zonë që njihet si zonë tektonike.

Nuk ka shpeshtësitë dallueshme në raport me zonat e tjera. Nuk kemi shprehje të qartë të një alarmi, jemi në pritje të një shuarje totale.” u shpreh ai.