Termeti shkatërrues në Turqi, ambasada jep informacion për shqiptarët

schedule16:23 - 25 Janar, 2020

schedule 16:23 - 25 Janar, 2020

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të Turqisë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Në një deklaratë për mediat ambasada e Shqipërisë në Ankara bën me dije se “deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij termeti”.

Sakaq, ambasada shqiptare bashkë me Konsullatën në Stamboll shprehen se janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shqiptarët që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!