Tërmeti shkatërrues, Cordeiro: Momenti më frikshëm, ika duke bërtitur!

schedule10:40 - 27 Nëntor, 2019

schedule 10:40 - 27 Nëntor, 2019

Dita e djeshme ka qenë e tmerrshme për gjithë shqiptarët dhe ata që jetojnë në vendin tonë. Tërmeti i rënë ka shkaktuar viktima, të plagosur dhe shumë dëme materiale. Paniku ka përfshirë banorët e Tiranës, Durrësit dhe zonave përreth. Nuk ka shpëtuar edhe futbollisti i Partizanit, William Cordeiro. Braziliani i demave ka treguar për “Lance.com.br” momentin e tmerrit që ka përjetuar.

“Ishte ora 4 e mëngjesit, me orën lokale këtu. Gjithçka nisi të tronditej në një mënyrë të tmerrshme, si një varkë vikingësh në parkun e lojërave. U largova duke bërtitur. Vesha një fanellë, pasi ishte shumë ftohtë”, shprehet fillimisht Cordeiro.

Më tej ai ka shtuar: “Gjëja pozitive është se jetoj në katin e dytë dhe dola shpejt në rrugë. Shumë shpejt, të gjithë ata që jetojnë në pallat me mua, ishin në rrugë. Ishte momenti më i frikshëm i jetës sime”. Futbollisti i Partizanit u tregon brazilianëve situatën në vendin tonë.

“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Durrës, këtu në kryeqytet nuk e di të ketë të lënduar rëndë apo dëmtime të mëdha. Por sigurisht që jemi shumë të mërzitur. Shqipëria është në zi dhe ne po lutemi që të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Zoti i ngushëlloftë të afërmit e viktimave”, ka përfunduar Cordeiro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!