Ka shkuar në 304 numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur Haitin një ditë më parë dhe më shumë se 1 800 persona janë plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit në Karaib të Haitit, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet.
Ndërkaq për shkak të gjendjes së krijuar qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj.
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).e.su./abcnews.al