Tërmeti shkatërrimtar, mësuesja shqiptare në Turqi: Gjendja është katastrofike

schedule16:23 - 10 Shkurt, 2023

schedule 16:23 - 10 Shkurt, 2023

Turqia është në zi kombëtare pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm si pasojë e së cilit humben jetën mijëra persona. Shkollat janë të mbyllura, institucionet, organizatat, si dhe njerëz vullnetarë janë mobilizuar për të ndihmuar të mbijetuarit në zonat e goditura. Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës shqipe në Turqi tani e 30 vjet, thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në 55 vjetët e fundit.

Nga qyteti Bursa, Tabaku tha se po punouhet itensivisht për tëmbledhur asa më shumë ndihmë për ti dërguar në qytetet që janë prekur më së shumti.

“Ne si shkollë nga studentët tanë kemi tre persona që kanë shkuar vullnetarisht për të ndihmuar pas dëmeve që ka shkaktuar ky tërmeti i fuqishëm që kapi Turqinë dhe Sirinë. Edhe ne që nuk jetojmë në ato qytete jemi shumë të prekur nga ana psikologjike, morale, mundohemi që të organizohemi sa më mirë me mini-bashkitë që kemi në qytetet tona për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më shpejtë që ndihmat të shkojnë në kohë dhe të bëjnë punë për njerëzit që janë të dëmtuar, sepse kushtet atmosferike, sidomos natën temperaturat arrin diku deri -10 gradë”, u shpreh mësuesja shqiptare.

Teuta Tabaku e cila e ka përjetuar edhe tërmetin e vitit 1999 në Turqi, thotë se ky i fundit mund të cilësohet edhe më i rëndë. Ajo thotë se pas mbylljes së shkollave kanë vendosur që të komunikojnë me nxënësit qoftë edhe për një ose dy orë në ditë, në mënyrë që të lehtësojnë anën e tyre psikologjike.

“Sistemi arsimor funksionon , shumë pak, sepse me të vërtetë është një gjendje kaotike, unë për shembull që jap mësimin në gjuhën shqipe duke biseduar me disa prindër e kishin të nevojshme që fëmijëve tu jepja gjysmë ore ose 20 minuta ose 10 minuta në ditë, të paktën të largoheshin pak nga kompjuterët, televizionet, fotografitë apo gjendjen që e japin kanalet televizive. Po funksionojmë nga pak çdo ditë duke i marrë një nga një, sepse ka familje që janë shkatërruar komplet, ka familje që kanë vdekur nga 4 apo 5 veta, dhe kjo është një gjendje shumë e rëndë”, u shpreh Tabaku.

Mëngjesin e së hënës qytetarët në Turqi dhe ata në Siri, u zgjuan nga dridhjet e një tërmeti prej 7.8 ballësh.Si pasojë e këtij tërmeti deri tani kanë humbur jetën mijëra persona në Turqi dhe Siri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!