Tërmeti shkaktoi mijëra viktima, Erdogan: E pamundur të përgatitesh për një fatkqësi kaq të madhe

schedule17:04 - 8 Shkurt, 2023

schedule 17:04 - 8 Shkurt, 2023

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti i fortë që u mori jetën mijëra qytetarëve. Lideri turk i është kundërpërgjigjur zemërimit në rritje për reagimin e shtetit duke thënë se: “Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”.

Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti. Duke iu përgjigjur kritikave, Erdogan i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”.

Gjatë një ndalese tjetër në zonat e prekura më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata ishte tani “nën kontroll”. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë 8 viteve të tij në detyrë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!