Tërmeti rikthen panikun, qytetarët e Durrësit braktisin shtëpitë

schedule22:42 - 28 Janar, 2020

schedule 22:42 - 28 Janar, 2020

Tërmeti i kësaj të marteme magnitudë 4.9 i shkallës rihter që ka goditur mbrëmjen e kësaj të marte vendin tonë ka rikthyer panikun tek qyetarët.

Epiqendra e tërmetit sipas Igjeum ka qenë me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit.

Nga lëkundjet e tërmetit paniku është kthyer në Tiarën, Durrës dhe Krujë ku qytetarët kanë dalë në rrugë duke u drejtuar vendeve larg ndërtesave.

Nga Durrësi gazetari Leonidha Musaj ka raportuar për abcneës.al se qytetarët e Durrësit kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

“Kjo situatë ka krijuar panik te banorët e qytetit pasi kanë qenë ndër më të prekurit në 26 nëntor dhe epiqendra ka qenë serish afër pasi epiqendra ka qenë në Bubq. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë dhe në durrës shumë dhe dhjetra qytetarë kanë dalë nëpër makina dhe janë larguar jashtë vijës së verdhë për të qendruar. Është një situatë alarmante, pasi qytetarëve ju është rikthyer paniku i tërmetit shkatërrues me 26 nëntor. Shumë qytetarë që banojnë nëpër pallate kanë braktisur shtëpite e tyre ndërsa ato që kanë shtëpi private janë në banesat e tyre. Banorët kanë frikë nga një tjetër lëkundje ndaj dhe i kanë braktisur shtëpitë e tyre”, ka thënë gazetari Musaj nga Durrësi.

Ndërkohë nga lëkundjet e tërmetit fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!