Mavraj, mesazh solidarizimi pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri

schedule08:34 - 26 Nëntor, 2019

schedule 08:34 - 26 Nëntor, 2019

Shqipëria po përjeton një moment të vështirë. Një tërmet i rënë rreth orës 4:00 të mëngjesit ka shkaktuar viktima dhe të lënduar. Në Durrës ka pallate të shembura, ashtu sikurse në fshatin Thumanë pranë Krujës.

Të gjithë janë të shqetësuar, pasi numri i tërmeteve ka qenë i shumtë. ABC News po transmeton live prej orësh të tëra dhe po informon mbi situatën në zonat e prekura nga dëmtimet. Janë të shumtë personazhet që janë solidarizuar me të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Nuk mbeten edhe personazhet e botës së sportit. Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, në llogarinë e tij në Instagram shkruan: “I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”. /abcnews.al