Tërmeti që shkundi Greqinë, profesori: Ishte më i fortë sesa u raportua, harta e nxehtë dhe këshillat

schedule16:40 - 3 Mars, 2021

schedule 16:40 - 3 Mars, 2021

Tërmeti që goditi sot qytezën e Elasonas, pranë Larisas është më i fortë nga sa mendohej fillimisht“. Kështu deklaroi profesori sizmologjisë Costas Papazachos. “Pra, ne po flasim për një tërmet të fortë, 6.3 të shkallës rihter”, tha ai, pra më i madh nga ra u raportua në fillim, 6.

Por cfarë duhet të bëjnë qytetarët? “Ndërtesat që nuk kanë garanci të mjaftueshmërisë sizmike nuk duhet të banohen përpara se të inspektohen nga ekipet kompetente të inxhinierëve” tha ai. Ai theksoi se “në asnjë rrethanë shkollat ​​nuk duhet të hapen në ditët në vijim“.

Tërmeti i fortë në Elasona pritet të ketë pas goditje të tjera, me tërmete më të vogla ose të së njëjtës magnitudë”, tha drejtori i Kërkimit të Institutit Gjeodinamik Dr. Gerasimos Chouliaras. “Epiqendra e tërmetit të sotëm nuk është e njëjtë me tërmetet e tjera të forta që kanë ndodhur në të kaluarën në rajonin e gjerë”.

Chouliaras postoi në Facebook një hartë sizmike që tregon epiqendrat e tërmeteve më të forta, me më të madhin atë të vitit 1954 me madhësi 7 ballë. Tre vjet më vonë në vitin 1957 ndodhi një tërmet me madhësi 6.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit të sotëm në Tyrnavos nuk  është afër pikave të tërmeteve të forta të fundit. Harta tregon tërmetet e mëdha në zonën më të gjerë historike. Tërmeti ka pasur pak thellësi dhe tashmë karakterizohet nga një sekuencë e rëndë post-sizmike për t’u ndjekur ditët dhe muajt në vijim dhe banorët duhet të jenë të kujdesshëm sidomos në shtëpitë e vjetra të dëmtuara” tha ai./ db/ Abcnews.al