Tërmeti në Turqi: Portieri Muslera për t’u duartrokitur, me paterica shkon për të dhënë kontributin e tij

schedule15:45 - 10 Shkurt, 2023

schedule 15:45 - 10 Shkurt, 2023

Turqia po mobilizohet për të ndihmuar zonat më të prekura nga tërmeti i tmerrshëm që nodhi në kufirin me Sirinë dhe që deri tani ka çuar në 21 mijë vdekje të konfirmuara.

Futbolli është në krye të përpjekjeve për të dhënë një dorë duke dërguar gjërat e nevojshme. Edhe një i njohur i kampionatit turk të futbollit si Fernando Muslera është një ndër më aktivët.

“Fanatik” e demostron këtë gjë me një foto, edhe pse me paterica, portieri shkoi në zonën e mbledhjes së fondeve për të dhënë kontributin e tij. 36-vjeçari uruguaian është lojtar i Galatasaray që nga viti 2011./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!