Tërmeti në Turqi: Ish-lojtari i Chelsea gjendet i gjallë nën rrënoja

schedule08:19 - 7 Shkurt, 2023

schedule 08:19 - 7 Shkurt, 2023

Për fat të mirë, ish-futbollisti i Chelsea dhe Neëcastle, Christian Atsu, u gjet dhe u nxor i gjallë nga rrënojat.

Sulmuesi fillimisht kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja siç konfirmoi zëvendëpresidenti i klubit turk Hatayaspor, ndërsha shumë një pjesë e madhe e shokëve të tij të ekipit u shpëtuan në moment dhe u transferuan në një vend të sigurt.

Lojtari u transportua në spital pasi pësoi dëmtime në këmbën e dathtë dhe u ankua për vështirësi në frymëmarrje.

Pjestar i këtij klubi vendas që nuk po gjendet, është drejtori sportiv Taner Savut, i cili besohet se është ende nën rrënoja./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!