Banka Botërore do të japë 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë, pas një tërmeti shkatërrues që la të paktën 20 mijë të vdekur në Kjo ndihmë do të mundësojë financimin e operacioneve të shpëtimit në fazën e parë por synimi është që të mbulohen edhe nevojat për rindërtim në Turqi dhe Siri.
“Ne po ofrojmë ndihmë të menjëhershme dhe po përgatisim një vlerësim të shpejtë të nevojave urgjente dhe masive në terren”, tha në një deklaratë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. Ai tha gjithashtu se po punojnë për të identifikuar zonat prioritare për mbështetjen e rindërtimit./abcnews.al