Fërkimet mes PSG-së dhe Mbappe nga Parisi arrijnë deri në Napoli dhe frikësojnë tifozët e kaltër. Mbappe me shumë mundësi nuk do të vazhdojë të jetë më një lojtar i PSG-së, madje ndoshta largohet që këtë merkato të verës. Real Madrid dhe Liverpool janë dy klubet që kanë shfaqur interes për yllin francez, por sigurisht që Real Madrid mbetet favoritë për shumë arsye.
Duke marrë parasysh këtë situatë, presidenti i klubit francez, Al Khelaiffi, sheh Victor Osimhen si trashgimtarin perfekt të Mbappe. Tifozët e Napolit tremben nga fakti që presidenti i PSG-së ka piketuar sulmuesin e tyre nigerian, por De Laurentiis nuk trëmbet. Kjo pasi çmimi që i ka caktuar ai Osimhen, është tepër i lartë, rreth 180 milionë euro. Ndërkohë, ai po përpiqet t’i rinovojë kontratën nigerianit duke i përmirësuar ndjeshëm pagën sezonale dhe duke i përfshirë edhe një klauzolë largimi të majme.
Deri më tani, nuk ka asnjë hap konkret nga Al Khelaiffi pasi ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Mbappe, por gjithashtu, tërmetet në kryeqytetin francez janë ndjerë edhe në jugun e Italisë./h.ll/abcnews.al