Sot në mesditë qyteti kroat i Petrinje u godit nga një tërmet i fortë, nga i cili kishte viktima dhe dhjetëra familje mbetën të pastreha. Në të tilla momente ka nevojë për të gjithë dhe Dejan Lovren ofrohet menjëherë për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij.
Mësohet se ai ka ofruar hotelin e tij luksoz për të akomoduar familjet e pastreha dhe për të kaluar vitin e ri me një çati mbi kokë. Si fillim 16 familje të pastreha janë akomoduar në hotelin e yllit të Zenit.
Një gjest i madh ky i Lovren, i cili e ka publikuar dhe të tjerë biznesmenë e njerëz me mundësi financiare pritet “të kopjojnë” gjestin e ish-yllit të Liverpool. Ky është tërmeti i dytë brenda këtij viti në Kroaci dhe vjen në një moment të vështirë prej pandemisë. /abcnews.al