Tërmeti në Izmir, shkon në 58 numri i viktimave

schedule13:10 - 1 Nëntor, 2020

schedule 13:10 - 1 Nëntor, 2020

Të paktën 58 persona kanë humbur jetën deri më tani nga tërmeti i dy ditëve më parë që goditi Izmirin.

Mediat vendase gjithashtu bëjnë me dije se numri i të plagosurve është 896, mes të cilëve 214 po marrin ndihmë mjekësore ndërsa 8 persona vijojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 8 godina në nënprefekturën Bayrakli, më e prekura nga tërmeti i 30 tetorit.

Ndërkohë si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.6 ballë që goditi brigjet e Egjeut ka shkaktuar dëme materiale dhe viktima dhe në ishullin Samos në Greqi. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!