Tërmeti në Indonezi, rritet numri i viktimave

schedule13:44 - 6 Gusht, 2018

schedule 13:44 - 6 Gusht, 2018

Tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi ishullin indonezian të Lpmbok shkaktoi vdekjen e të paktën 142 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Autoritetet kanë evakuuar me qindra turistë nga ishujt, ndërsa ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për të gjetur të mbijetuar mes gërmadhave të shtëpive, xhamive dhe shkollave. Rreth 20 mijë persona janë larguar nga banesat e tyre, ndërsa shumë të plagosur po mjekohen në rrugë.

Rrugët dhe tre ura janë dëmtuar, disa vende janë të vështira për t’u arritur dhe personeli nuk mjafton sipas agjencisë për tragjeditë natyrore në vend. Ndërkohë janë evakuar më shumë se 1200 turistë nga ishujt Gili, dhe pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale tregojnë grupe turistësh të grumbulluar në plazhe në pritje për t’u larguar sa më shpejt. Autoritetet kanë vënë në dispozicion dhe dy anije të marinës. /abcnews.al