Tërmeti, mësuesja turke rrëfehet për Abc News: Qëndrova dy ditë pa ujë dhe ushqim, konsumoja dëborë

schedule17:27 - 8 Shkurt, 2023

schedule 17:27 - 8 Shkurt, 2023

Një mësuese turke nga Kahramanmaras, një ndër zonat më të prekura ka rrëfyer përjetimet e tërmetit të fuqishëm që mori mijëra jetë njerëzish. Në një intervistë për Abc News, mësuesja Hande Keles tha se ka qëndruar dy ditë jashtë pa ujë dhe ushqim dhe duhej të konsumonim dëborë.

Ajo tha se aktualisht është e ndarë nga familja e saj pasi nuk arrijnë të komunikojnë dot. Situata është kaotike dhe se i janë dashur më shumë se 14 orë për të lëvizur në vendin ku ndodhet tani, një lokacion që në kushte normale mund të bëhet për vetëm dy orë.

“Ishte e tmerrshme, prita dy ditë në dëborë dhe thjesht kisha një xhaketë pranë meje. Disa persona ishin aty po nik erdhi ekipi i shpëtimit. Nuk kishim as ujë, as ushqim, nuk kishim ngrënë asgjë për dy ditë. Hanim dëborë që të hidratoheshim. Nuk ka asnjë ndërtesë në këtë qytet që të jetojnë njerëzit.

Tani ndodhem në një makinë pasi po përpiqemi që të largohemi dhe po përpiqemi që të mbrojmë njëri tjetrin. Familja ime nuk ka asnjë që të hajë. Jemi në një situatë shumë të keqe. Nuk mund të jap numrin fiks por çdo ndërtesë është shkatërruar dhe ekipet nuk janë të mjaftueshme.

Njerëzit janë poshtë rrënojave. Nëna ime dhe anëtarët më të afërt janë gjallë por kushërinjtë e mi dhe dajat të gjithë kanë vdekur. Mendoj se është më shumë se 15 mijë njertëz kanë vdekur nga tëmrrti. Ka shumë njerëz të lënduar dhe në spitale janë të mbushura. Nuk ka asnjë vend për të pritur njerëzit.

Tani jemi duke shkuar në një qendër ku ka shumë njerëz që përpiqen të mbledhin ndihma për të tjerët.”, tha mes të tjerash ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!