Shumë qytetarë në Durrës do të kalojnë natën në çadrat e ngritura tek stadiumi “Niko Dovana”.
Durrësi është zona më e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4, i cili shkaktoi viktima, ndërsa të tjerë janë nën rrënoja.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al qytetarët po përgatiten për të kaluar natën në çadra, pasi shumë ndërtesa dhe pallate janë tashmë të pabanueshme.
Ky është tërmeti më i rëndë në vendin tonë pas atij të vitit ’79, ndërsa bilanci i viktimave është rënduar orë pas ore./abcnews.al
https://youtu.be/zgkZLySTRJ4