Një tërmet me magnitutë 6.4 ka goditur mëngjesin e sotëm Filipinet. Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine njofton se epiqendra e tërmetit ishte 126 km në juglindje të qytetit të Jose Abad Santos.
Fatmirësisht nuk ka raportime për viktima ose dëme.
Filipinet janë pjesë e “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, me një aktivitetit intensiv sizmik që shtrihet nga Japonia e prirur ndaj tërmetit përmes Azisë Juglindore dhe përtej pellgut të Paqësorit. /abcnews.al