Tërmeti lë pas tensionet e forta, Mitsotakis telefonon Erdoganin: I gatshëm për të ndihmuar

schedule12:50 - 25 Janar, 2020

schedule 12:50 - 25 Janar, 2020

Pasojat tragjike të tërmetit në Turqi kanë bërë që për momentin mosmarrëveshjet politike të lihen në hije. Në fakt mediat greke raportojnë se kryeministri Qiriakos Mitsotaqis, ishte nga personat e parë që ka telefonuar presidentin e Turqisë Erdogan, për të shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve si dhe solidaritetin e vendit të tij.

Kreu i ekzekutivit grek u tregua i gatshëm që vendi i tij të ndihmojë Turqinë në këtë situatë dramatike që po përjeton vendi. Nga ana e tij, mësohet se presidenti turk e ka falënderuar për ndihmën dhe ka deklaruar se aktualisht ekipet e shpëtimit janë në terren. Telefonata mes dy politikanëve vjen pas një sërë tensionesh të forta të kohëve të fundit, për çështjen e kufirit detar ujor dhe rezervat e mëdha të hidrokarbureve në detin Egje. /abcnews.al