Tërmeti / Katër persona në gjendje të rëndë në spitalin e traumës

schedule17:43 - 28 Nëntor, 2019

schedule 17:43 - 28 Nëntor, 2019

Katër pacientë janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, si pasojë e tërmetit. Drejtori Arben Zeneli sqaron situatën.

Nuk është më paniku dhe vrulli i fillimit.

Të dëmtuarit nga tërmeti i rëndë kanë kohë që kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa problem kryesor është shëndeti, sidomos i atyre që janë më keq.

Drejtori i Spitalit, Arben Zeneli, tregon për rastin më të rëndë, që besohet se i përket një vajze të dëmtuar në Kombinat të Tiranës, Xhesika Biqikut.

Zeneli bën një përmbledhje të gjithë këtyre ditëve në lidhje me tërmetin.

Ndërkaq, në Spital mbërritën tek-tuk edhe persona të dëmtuar nga tërmeti prej 5.1 të shkallës Rihter që ra paraditen e kësaj të enjteje.

Janë kryesisht qytetarë me thyerje të kockave si pasojë e humbjes së ekuilibrit pas lëkundjeve, ose të dëmtuar për shkak të panikut./abcnews.al