Një tërmet i fuqishëm ka goditur Krocacinë pasditen e së martës. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 6.4 të Rihter.
Ndërkohë, mediat raportojnë po ashtu se si pasojë e lëkundjeve, një fëmijë ka humbur jetën. Lajmin për të miturin e konfirmoi edhe kryetari i Petrinjas, Darinko Dumbović për mediat. Nga grupet e xhirimeve që ndodhen në vendngjarje mund të dëgjohen britmat e njerëzve, ndërsa raportohet se dëmet materiale janë të shumta.
Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga ndërtesat. Nga raportimet e para, thuhet se si pasojë e lëkundjeve, gjysma e qytetit ka mbetur e shkatërruar. s.b/abcnews.al/
#Hrvatska https://t.co/avroXBaP64
— Francisca S. Irarrázabal (@fransunset) December 29, 2020