Tërmeti i fuqishëm në Haiti, shkon në 724 numri i viktimave

schedule18:15 - 15 Gusht, 2021

schedule 18:15 - 15 Gusht, 2021

Ka shkuar në 724 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 që goditi Haitin një ditë më parë.

Tërmeti rrafshoi qindra shtëpi, ndërsa tragjedia vjen 11 vite pas pas lëkundjeve të forta që vranë qindra e mijëra njerëz në 2010.

Haiti Jugperëndimor pësoi barrën më të madhe të goditjes, veçanërisht në rajonin brenda dhe rreth qytetit të Les Cayes. Në një konferencë shtypi të dielën, zyrtarët haitian thanë se numri i fatkeqësisë ishte rritur në 724 ndërsa puna e shpëtimit vazhdonte.

Kishat, hotelet, spitalet dhe shkollat ​​u dëmtuan, ndërsa muret e një burgu u hapën nga dridhjet që tronditën Haitin.

“Ne duhet të tregojmë shumë solidaritet me urgjencën,” tha Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, neurokirurg i cili ka marrë drejtimin e vendit pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise më 7 korrik. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!