Tërmeti i fuqishëm në Filipine, shkon në 9 numri i të vdekurve

schedule09:29 - 20 Nëntor, 2023

schedule 09:29 - 20 Nëntor, 2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi të premten Filipinet ka shkuar të paktën nëntë të vdekur sot. Tërmeti me magnitudë 6.7 që goditi rajonin e ishullit Mindanao të premten pas mesditës shkaktoi shembjen e një pjese të çatisë së një qendre tregtare në General Santos City, duke shkaktuar panik te njerëzit në rrugë.

Të paktën 15 persona u plagosën dhe më shumë se 800 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan.

Tërmetet ndodhin shumë shpesh në Filipine, një arkipelag i vendosur në “unazën e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë ku regjistrohet një aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik dhe shtrihet nga Japonia në pellgun e Paqësorit duke kaluar përmes Azisë Juglindore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!