Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

schedule07:21 / 17/02/2020

Një tërmet me madhësi 5.8 i shkallës Rihter goditi provincën Maluku të Indonezisë, të dielën herët, sipas Agjencisë Meteorologjike, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës Indoneziane.

Epiqendra ishte 117 kilometra larg nga Regjioni i Seramit Lindor në një thellësi prej 28 kilometrash.

Agjensia nuk paralajëmroi ndonjë alarm për tsunami dhe nuk kishte raporte të menjëhershme të dëmeve.

Kujtojmë se 36 njerëz u vranë në tërmetin me madhësi 6.8 në Ambon, kryeqytetin e provincës Maluku në shtator./abcnews.al

schedule07:21 / 17/02/2020