Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda

schedule18:14 - 6 Maj, 2023

schedule 18:14 - 6 Maj, 2023

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:43. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës, në jug.

Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania ndërsa thellësia  ishte 23.6 kilometra. Tërmeti është ndjerë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimore, pa shkaktuar dëme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!