Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria përfundon gjykimin, ish-drejtori i ALUIZN-it fiton pafajësinë

schedule09:17 - 7 Nëntor, 2022

schedule 09:17 - 7 Nëntor, 2022

Përfundon gjykimi për të gjithë personat e akuzuar për dosjen e tërmetit në Durrës. Pas 3 vitesh jepet pafajësia për ish zyrtarët e disa nga institucionet kryesore, të cilët fillimisht u akuzuan për shpërdorim detyre.

Ish drejtori i AlLUIZN-it Flamuz Gjuzi, së bashku me Artur Çelën, i cili në atë kohë mbante detyrën e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në varësi të bashkisë Durrës fitoi pafajësinë. I pafajshëm është shpallur edhe Artur Terziu, i cili u akuzua për ndërtim të paligjshëm. Terziu ishte pronar i lokalit Barons, i ndërtuar në katin e parë të pallatit që u shëmb ditën e tërmetit dhe ku mbetën të vdekur dy banorë të tij.

Në lidhje me personat e tjerë, Skerdi Bello ish punonjës i Aluiznit, u dënua e shërbim prove për një periudhë 2-vjecare së bashku me Alfred Qetka, ndërsa Aldo Dakovelli u dënua me punë në shërbim të komunitetit. Prokuroria e Durrësit, e cila përfaqësohej nga prokurori Madrid Kullolli, firmosi menjëherë pas tërmetit 17 urdhër arreste për persona që u cilësuan përgjegjës për shembjen e disa ndërtesave në Durrës, në të cilat humbën jetën 31 persona.

Si pasojë e tërmeti të 2019-ës kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona. Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!