Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit ka pasur ndikim negativ edhe në rritjen ekonomike.
Dejko përmes një deklarate për mediat është shprehur se ky ndikim negativ pritet të mbartet edhe gjatë viti 2020, ndërsa shtoi se pritet që procesi i rindërtimit të japë një ndikim pozitiv, por që do të jetë vonë në kohë dhe jo mjaftueshëm për të ulur sa duhet ndikimet negative.
“Tërmeti i 26 nëntorit pati një ndikim negativ në rritjen ekonomike, ky ndikim pritet të mbartet edhe gjatë 2020. Dëmtimi i ambienteve të bizneseve, rritja e pasigurisë. Procesi i rindërtimit pritet të japë një ndikim pozitiv. Por pritet të jetë i vonë në kohë dhe jo mjaftueshëm i fortë për të ndikuar efektet negative. Eksportet shqiptare do të vijojnë të përfitojnë nga sektori i turizmit. Tregjet financiare janë të qeta, kursi i këmbimit paraqitet i qëndrueshëm,” tha ai.
Ndër të tjera në fjalën e tij gurvernatori Sejko ka theksuar ndër të tjera se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%.
“Tejkalimi i pasojave të tërmetit pritet t’i hapë rrugë një rritje më të shpejtë të ekonomisë. Këto parashikime kanë një dozë të shtuar pasigurie, që lidhet me mungesën e një parashikimi të saktë mbi ndikimet e tërmetit. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%. Këshilli Mbikëqyrës konstaton se mbeten rreziqet e kahut të poshtë”, është shprehur Sejko./abcnews.al