Tërmeti goditi vendin, keni nevojë për ndihmë? Telefononi këtu

schedule00:13 - 18 Tetor, 2021

schedule 00:13 - 18 Tetor, 2021

Bashkia e Lezhës njofton se tërmeti 4.5 Riher që u regjistrua sonte nuk ka shkaktuar dëme. Në një njoftim në faqen zyrtare të bashkisë në Facebook, theksohet se strukturat janë në terren dhe cdo qytetar që ka nevojë për ndihmë të telefonojë në numrin e vendosur në dispozicion.

Njoftimi i plotë:

Nga Informacionet paraprake te marra nga struktura e emergjencave ne Bashkine Lezhe, lekundjet e para disa minutave me pare, te cilat sipas informacioneve ishin 4.5 balle, nuk kane shkaktuar deme.

Struktura e Emergjencave civile bashke me Administratoret dhe Kryetaret e fshatrave jane ne terren per cdo problematike.

Per probleme ne vazhdimesi, ju lutem na vini ne dijeni duke na shkruar ose na kontaktoni ne:

Cel: 0692443311

Faleminderit

Bashkia Lezhe

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!