Një tërmet prej 4.8 ballësh goditi Italinë në zonën e Katanias, rreth prës tre të mëngjesit së të shtunës. Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjeve në godinat e vjetra godinat e vjetra. Qindra banorë qëndruan në rrugë deri në orët e para të paradites.
Tërmeti kishte si epiqendër qytetin Santa Maria di Likodia. Epiqendra e tërmetit ka qënë në thellësinë 9 km. Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të Catania-s me plagë të lehta. Tërmeti u ndie edhe në provinca të tjera, si Sirakuza, Enna e Messina. /abcnews.al