Tërmeti e pandemia, Xhaferraj: Qeveria harroi Durrësin, braktisja merr fund pas pesë muajsh

schedule18:48 - 6 Nëntor, 2020

schedule 18:48 - 6 Nëntor, 2020

Kreu i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët në Porto Romano për t’u njohur nga afër me problemet e tyre në këtë kohë pandemie, por edhe shqetësimin për procesin e rindërtimit. Në një postim në facebook, Xhaferraj akuzon qeverinë se i ka braktisur banorët e kësaj zone, por pas 5 muajsh, ai thotë se gjithçka do të ndryshojë.

Ata janë të demtuar e të prekur nga tërmeti dhe pandemia, por mbi të gjitha janë të rrënuar nga Qeveria. Në 7 vite qeverisje të Partisë Socialiste në nivelin qendror, por prej vitesh edhe në nivelin lokal, ajo gjendet pranë tyre vetëm për t’u futur dorën në xhep.

Shkon për t’u marrë taksën e pastrimit, kur nuk ka as rrugë, e jo më pastrim. Shkon për t’u marrë taksën e ndriçimit, kur nuk ka ndriçim. Shkon për t’u marrë taksën e gjelbërimit, kur nuk ka gjelbërim. Të gjitha këto taksa u merren pa u dhënë asnjë shërbim në këmbim. Kjo është një zonë që përmbytet shpesh, ndërkohë shteti me neglizhencën e tij pret që uji të tërhiqet vetë, pa marrë asnjë masë.

Zemërimi i tyre, nëpërkëmbja dhe braktisja nga Qeveria do të marrin fund pas pesë muajsh. Programi i Partisë Demokratike përfshin urbanizimin e kësaj zone, jo vetëm me sistemimin dhe shtrimin e rrugëve, por me të gjithë kompleksitetin e tij, duke garantuar të gjitha shërbimet e domosdoshme. Infrakstrukturë rrugore, ndriçim, hapësira të gjelbra, pastrim, si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët” deklaroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!