Tërmeti e bëri të pabanueshëm! IKMT i fut 88 kg tritol 12 katëshit në Durrës

schedule16:54 - 20 Shtator, 2020

schedule 16:54 - 20 Shtator, 2020

IKMT ditën e sotme ka kryer disa shpërthime të kontrolluara për shembjen e një pallati 12-katësh në Durrës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe u shpall i pabanueshëm. Mesditën e sotme punonjësit e IKMT-së kanë bërë shpërthimet e mureve të brendshme të pallatit dhe pas dy javësh do ta shembin plotësisht. Shpërthimet e kontrolluara mesditën e sotme janë ndjerë thuajse në të gjithë qytetin. Shpërthimet janë shoqëruar me një re të madhe pluhuri të ngritur nga godina shumëkatëshe në lagjen nr. 17.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme.

Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.  (Ne foto kryeinspektorja e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të objektit 12 katësh, pak përpara shpërthimeve)” njofton IKMT. / db/Abcnews.al