Tërmeti/ Bylykbashi zbulon informacionin sekret: Çfarë bëri Arta Marku para se të largohej  

schedule19:49 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 19:49 - 10 Dhjetor, 2019

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin zbuloi se kanë informacine për hetimin e pasojave të tërmetit në Durrës.

Demokrati bëri me dije se përveçse janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit në bashki, edhe prokurorët e çështjes janë caktuar ata që janë më afër PS.

Sipas Bylykbashit ky mund të jetë kontribut i Arta Markut dhe se mbetet për tu parë se si do të veprojë Kryeprokurori i ri Olsian Çela.

Informacioni që na vjen ne përveçse janë zhdukur dosjet e lejeve të ndërtimit, na vjen edhe që në këto grupe prokurorësh për këto çështje janë përzgjedhur prokuororë në mënyrë që të jenë sa më afër partisë. Sigurisht që mund të jenë kontrubut i zonjës Marku dhe të shohim çdo bëjë prokurori i ri.  Është detyrë e Prokurorit të Përgjithshëm që të sqarojë”, tha ai, duke shtuar se Rama po krijon grupin e ri që duhet goditur.

Ajo që më shqetëson shumë është mënyra se si po reagon shteti. Edi Rama po krijon grupin e ri që duhet goditur, kulakët e rinj që janë ndërtuesit. Një pjesë e tyre kanë përgjegjësi. Kjo kërkon një proces të kujdesshëm. Kryeministri ka për detyrë të ndërhyjë menjëhrë. Nuk duhet të priste që kryetari i opozitës të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme sepse kishte hallin e buxhetit”, tha Bylykbashi .

I pyetur nga Milori nëse do të pranojnë ftesën e Ramës për tu ulur në tryezë, Bylybashi e refuzoi prerazi.

Një tryezë ne ia kemi thënë në sy në publik dhe i kemi dhënë idetë tna. Kemi bërë propozimin që ti bëjë. Pasi ia kemi thënë se si të zgjidhë situatën ajo tryezë çfarë do të bëjë. Do qeverisë ndonëjherë ky kryeministër?”, tha demokrati./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!