Tërmeti / A do paraqiten ditën e hënë në punë depuetetët?

schedule19:57 - 29 Nëntor, 2019

schedule 19:57 - 29 Nëntor, 2019

Tërmetit nuk i kanë shpëtuar as godinat qeveritare, të ndërtuara përafërsisht në 1940-ën nga italianët, ato nuk janë dëmtuar në strukturë por kanë plasaritje e çarje dhe rënie të suvatimeve në tavane dhe mure anësore.

E tillë është edhe Kryeministria apo Kryesia e Kuvendit.

Aktualisht brenda kryeministrisë ka staf që është duke punuar. Janë aty për të ndihmuar mbledhjet e qeverisë apo edhe aksionin kombëtar, në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Ndërkohë që dëmtime të brendshme në tavane dhe mure të brendshme, ka edhe Kryesia e Kuvendit.

A është në dijeni Kryesia për dëmtimet, këtë ende nuk e dimë. Ajo që nuk dihet tjetër është fakti nëse do të paraqiten në punë apo jo deputetët ditën e hënë.

Gjithsesi në këtë institucion, për shkak të festave zyrtare, dhe katër ditëve pushim, nuk ka punonjës duke rrezikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!