Tërmeti 6.4 ballë shkund Taivanin

schedule21:55 - 6 Shkurt, 2018

schedule 21:55 - 6 Shkurt, 2018

Një tërmet i fuqishëm ka bërë që në Taivan të lëkunden ndërtesat dhe të çahet toka. Autoritetet e emergjencës në ishullin aziatik kanë nisur punën për shpëtimin e disa njerëzve të mbetur të bllokuar në rrënojat e një hoteli.

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4, ka shkundur godinat në qytetin Hualien të Taivanit. Lëkundja e fuqishme sizmike është verifikuar rreth orës 17:50, me orën tonë, rreth 20 kilometra nga bregu lindor i ishullit aziatik.

Foto të postuara në rrjetet sociale tregojnë dëme të konsiderueshme që u janë shkaktuar rrugëve dhe ndërtesave të larta. Shërbimet e emergjencës po punojnë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënojat e një hoteli, që është rrëzuar pjesërisht.

Ndërkohë, presidentja i ka kërkuar kabinetit të saj dhe ministrave që të vënë menjëherë në punë “mekanizmin e katastrofafe” dhe të nisin nga puna për të riparuar sa më shpejt dëmet. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima.

Tërmeti i fuqishëm u ndoq nga lëkundje të tjera sizmik me fuqi më të ulët dhe raportohet të jetë ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei. Ishulli i Taivanit ndodhet në afërsi të një pike ku bashkohen dy pllaka tektonike dhe preket rregullisht nga tërmetet. Lëkundja ka ndodhur në përvjetorin e një tjetër tërmeti me magnitudë 6.4, që ra në vitin 2016 dhe u mori jetën 116 personave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!