Tërmeti 5.1 ballë në Kretë, sizmologu: Shqetësues, në një zonë që ndodhin tërmete deri në 6.1 ballë

schedule10:05 - 19 Maj, 2023

schedule 10:05 - 19 Maj, 2023

Kreta një natë më parë është goditur nga një termet me magnitutë 5.1 i shkallës rihter, i cili ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Në një intervistë të dhënë për mediat greke sizmologu Gerasimos Papadopoulos tha se ishte i shqetësuar pas tërmetit 5.1 Rihter që ndodhi në Kretë me qendër në Moiras.

Ai është shprehur se një tërmet 5.1 Rihter nuk është i papërfillshëm.

Një tërmet 5.1 Rihter nuk është i papërfillshëm. Nga ana tjetër, kemi një sekuencë intensive sizmike që nuk na lejon të jemi të sigurt nëse 5.1 Rihter është tërmeti kryesor. Do të duhen 2-3 ditë për këtë”. Pasi sqaroi se “fokusi i tërmetit që u aktivizua dje është i ndryshëm nga ai i Arkalochorit, ku dje patëm një tërmet 3.3 Rihter , i cili ishte një pasgoditje e vonë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera sizmiologu është shprehur se nga tërmeti i rënë një natë më parë në Kretë, problem është sepse epiqendra është në një zonë tokësore, dhe duhet të jemi të vëmendshëm pasi e njëjta zonë në vitin 1965, prodhoi tërmetin 6.1 Rihter.

Për tërmetet e 24 orëve të kaluara në Gjirin e Korinthit, z. Papadopoulos kujtoi se “Gjiri i Korinthit prodhon tërmete të mëdha, me magnitudë 6 të shkallës Rihter e lart, dhe këta janë ata që na shqetësojnë sepse kanë edhe pasoja. . Tërmete të tilla jep çdo 25-30 vjet. Tani jemi pikërisht 28 vjet pas tërmetit të mëparshëm të ngjashëm, në qershor 1995 në Aigio”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!