“Tërmeti 2019, dita më e vështirë”, rrëfimi i zjarrfikësit të parë të mbërritur në Thumanë

schedule20:32 - 26 Tetor, 2024

schedule 20:32 - 26 Tetor, 2024

Eduart Tupi është pjesë e forcave zjarrfikëse të Krujës prej 31 vitesh. Në një rrëfim të punës së tij të mbushur me sfida e vështirësi, tregon fillimisht arsyet përse zgjodhi këtë profesion.

Kujton ditën e parë të punës si një djalë I ri I patrajnuar, duke shkuar të shuajë flakët që kishte përfshirë një magazinë në prani të banesës së tij.

Dita më e vështirë në karrierën e tij 31-vjeçare ka qenë tërmeti I 2019-ës, kohë në të cilën ka qenë I pari që mbërritur në vendngjarje së bashku me dy kolegë të tij. Fatkeqësisht, profesioni I tij I vështirë e ka përballur edhe me sfida të tjera të vështira siç janë ndërhyrjet në shpëtimin e jetëve njerëzore në aksidente rrugore.

Në këto pamje, Eduart Tupi tregon pajisjet që përdor në rast ndërhyrjeje të një aksidenti, kur dikush ka mbetur I bllokuar. Ripërtërimi I brezave në këtë repart zjarrfikës thotë se është gjëja e mirë që ka ndodhur, pasi janë djem të rinj dhe të apasionuar pas punës.

Me përkushtimin e tij të palodhur, Eduart Tupi tregon se çdo flakë e shuar dhe çdo jetë e shpëtuar është një testament I vlerës dhe rëndësisë së profesionit të tij.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!