Shqipëria prej ditësh është tronditur nga tërmete të fuqishme, të cilët kanë marrë dhe jetë njerëzish. Shumë skuadra futbolli kanë qenë në mbështetje të Shqipërisë, me mesazhe solidarizimi dhe me fondacione nga më të ndryshmet.
Mbështetja nuk ka munguar dhe ka qenë e shumtë nga Kosova. Shumë ekipe dardane kanë mbështetur Shqipërinë në këto ditë të vështira dhe më të fundit, janë kuqezinjtë e Gjakosës, tifozët e KF Vëllaznimit. Në takimin kundër Onix, tifozët kanë shpërndarë një banderolë solidarizimi.
Në banderolën e tyre, shkruhej: “Sa herë nuk je mirë, zemra ndal për ty, në të mirë e të keq, Gjakova është me ty”. Një tjetër ekip futbolli në mbështetje të Shqipërisë./abcnews.al