Situata në Korçë po shkon drejt përkeqësimit. Këtë të hënë rezulton se 12 familje të tjera të fshatit Floq kanë mbërritur tek çadrat e Shtabit të Emergjencave Civile. Banorët qëndrojnë rreth 25 veta në një çadër dhe ankohen se nuk janë furnizuar me ushqime.
Zona e Floqit po kalon ditë të vështira. Tërmetet vazhdojnë dhe familje të tjera u larguan nga shtëpitë. Ata janë strehuar tek çadrat e shtabit të emergjencave civile.
Mësohet se në një çadër qëndrojnë 25-30 persona. Kjo situatë ka irrituar banoret të cilët thonë se nuk janë furnizuar as me ushqime. Një pjesë e madhe e tyre kanë marre edhe ndihmë mjekësore pasi paraqesin probleme të ndryshme shëndetësore. Banorët kërkojnë zhvendosjen e tyre nga çadrat.
Paraditen e së hënës pati edhe një incident në fshatin Floq. Një punonjës i bashkisë debatoi verbalisht dhe më pas u konfrontua fizikisht me kryeplakun e fshatit. Por situata u qetësua brenda pak minutave.
Gjendja e banorëve sa vjen e përkeqësohet edhe nga reshjet. Deri tani janë rreth 200 shtëpi të dëmtuara nga lëkundjet e forta sizmike në Korçë./ABC News Albania 24/7