E papritur ishte vetëm një, por mjaftoi për të tronditur kontinentin.
Liverpuli, kampioni I Anglisë dhe një nga pretendentët kryesorë për titull këtë sezon në Champions, u mund në Stamboll.
Futbollistët e Gallatasarajit padyshim që merituan çdo festim e çdo hosana nga ana e tifozëve të tyre pas suksesit minimal, por shumë domethënës me shifrat 1-0.
Goli I vetëm I ndeshjes u shënua nga ish-sulmuesi I Napolit, Viktor Osimhen, me penallti, ndërsa turqit iu përgjigjën në çdo moment një rivali superior, që pati dominimin e lojës me 67 për qind të zotërimit të topit, por që nuk shënoi dot asnjë herë.
Reali ndërkaq bëri autorikritë të fortë pas katastrofës në derbin e Madridit ndaj Atletikos.
Në fushën e Kairatit, në qytetin Almati të Kazakistanit, ata që quhen “mbretërit” e Europës, shënuan 5 gola, po aq sa pësuan në La Ligë.
Kilian Mbape ishte heroi I madh me 3 gola të shënuar, duke konfirmuar statusin si Këpuca e Artë e Europës, dhe si pretendent për të fituar gjithçka këtë sezon.
Francezi realizoi në 25’ me penallti, 52 e 73’, ndërsa golat e tjerë erdhën nga Kamavinga në 83’ dhe Brahim Diaz në minutën e tretë shtesë.
Çelsi fitoi një duel të fortë ndaj Benfikës me rezultatin 1-0, me autogolin e shkaktuar nga Riçard Rios në 18’.
Nderkaq, Bajerni triumfoi thelle 5-1 ne Qipro ndaj ekipit modest vendas Pafos, ndersa Interi fitoi 3-0 ne fushen e vet ndaj Sllavias se Prages.
Atalanta permbysi rezultatin ne 2-1, ndersa kapoteni i Shqiperise, Berat Gjimshiti, ishte titullar.
Sukses edhe për Atletikon e Madridit që mundi 5-1 Ajntrahtin e Frankfurtit me pesë golat shënuar nga pesë autorë të ndryshëm.

