Presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso, tha se tërmeti kishte “gjeneruar alarm në popullatë” dhe ai kërkoi që njerëzit të ruanin qetësinë. 12 persona humbën jetën në shtetin bregdetar të El Oro dhe dy në shtetin malor të Azuay. Autoritetet raportuan se të paktën 126 persona u plagosën. Ekuadori është i prirur ndaj tërmeteve. Në vitin 2016, një tërmet në një zonë më pak të populluar të vendit vrau më shumë se 600 njerëz, shkruan The Guardian.
Tërmet shkatërrues në Ekuador dhe Peru, të paktën 15 të vdekur
schedule08:22 - 19 Mars, 2023
schedule 08:22 - 19 Mars, 2023