Tërmet Peçi i ekzaltuar para Ramës: Rrugën e bëri komandanti im, s’ka kryeministër si ti

schedule16:26 - 13 Korrik, 2020

schedule 16:26 - 13 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e Bypassit të Tepelenës. Mirëpo, ajo që ra në sy ishte entuziazmi që tregoi kryebashkiaku Tërmet Peçi për kryeministrin Rama.

Kryebashkiaku nuk i kurseu lavdet për kreun e qeverisë. “Kryetar bashkie ka pasur më të mirë se unë, do vinë edhe shumë më të mirë se unë, por kryeministër q ëtë marrë përsipër dhe të bëjë realitet gjithë këto vepra…kjo është një gjë që duket. Fshati që duket nuk do kallauz themi ne”, shprehet Peçi.

Pas kësaj, Rama nuk hezitoi t’i kujtonte Peçit se si ka qenë kur u bë kryetar bashkie.

“Ishe një xhep fals kur u bëre kryetar bashkie. Kishe nje grumbullim banesash në anë të një shtegu dhish dhe në fund makinat. Shiko si është bërë tani dhe nuk ka mbaruar akoma“, iu drejtua Rama.

Nga ana tjetër Rama e cilësoi Bypass-in e Tepelenës si një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare. /abcnews.al