Ministria e Mbrojtjes ka informuar për tërmetin që u ndie në disa qytete të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Hamallaj të Durrësit me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, thotë ministria.
“Ju informojmë se në orën 11.01, të datës 04.07.2018, është regjistruar tërmet me epiqendër në Hamallaj/ Durrës, me intensitet 6 ballë dhe magnitudë 5.1 e shkallës Rihter. Deri tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale dhe as në njerëz. Për çdo rast të mundshëm kontaktoni në nr 112 për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruhet në njoftimin e ministrisë./abcnews.al