“Tërmet” në qeverinë e Johnson, dy ministra japin dorëheqjen

schedule19:29 - 5 Korrik, 2022

schedule 19:29 - 5 Korrik, 2022

Dy ministra kryesorë të Britanisë së Madhe kanë dhënë dorëheqjen një hark të shkurtër kohor, njëri pas tjetrit duke i dhënë një goditje të rëndë kështu qeverisë së drejtuar nga Boris Johnson. Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se kishte humbur besimin te Johnson.

Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, kancelari i thesarit,ose ministër i financave, ndoqi Javidin nga Downing Street.

Lajmi vjen pasi një sërë skandalesh, duke përfshirë festa të bëra në zemër të qeverisë gjatë karantinës së vendosur si pasojë e Covid-19, bënë që popullariteti i Johnson të binte ndjeshëm. Ai i mbijetoi një votëbesimi të Partisë Konservatore muajin e kaluar.

Kancelari Sunak: “Publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet. E kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se këto standarde ia vlen të luftohen dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen.”

Kurse Javid bëri të ditur  në Twitter: “Kam folur me Kryeministrin për të dhënë dorëheqjen time si Sekretar i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social. Ishte një privilegj i madh të shërbej në këtë rol, por më vjen keq që nuk mund të vazhdoj më me ndërgjegje të pastër.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!