“Tërmet” në kursin e këmbimit, “rrëzohet” papritur euro

schedule15:32 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:32 - 15 Shtator, 2022

Euro ka prekur një minimum të ri historik ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me të mërkurën.

Vlera e shënuar sot është më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të korrikut.

Agjentët e këmbimit valutor vlerësojnë se bëhet fjalë për një rënie të papritur. Hera e fundit që tregu valutor pati një moment të tillë ishte muaji mars, kur euro në fakt u vlerësua me afërsisht 5% në pak ditë. Leku nga ana tjetër, është forcuar ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Kurse, dollari amerikan zbriti sërish të enjten në nivelin e 116.53 lekëve. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!