Tërmet në Kroaci, sa ishte magnituda

schedule07:36 - 1 Maj, 2024

schedule 07:36 - 1 Maj, 2024

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Shërbimit Sizmologjik në Kroaci, epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Ndërsa thellësia është regjistruar rreth 10 kilometra.

Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Kroacinë, raporton Index.hr.

Gjithashtu ka raportime se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!