“Tërmet” mes Turqisë dhe Greqisë, përfshihet Izraeli

schedule17:29 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 17:29 - 29 Dhjetor, 2020

Greqia dhe Izraeli kanë lidhur një marrëveshje për blerjen e dronëve nga Athina, raporton abcnews.al.

Vendimi vjen në kuadër të modernizimit të ushtrisë nga Greqia për të përballuar supremacinë ushtarake të rivalëve të përjetshëm, Turqinë.

Marrëveshja është nënshkruar sëfundmi, ndërsa ka shkaktuar reagimin e fortë të turqve, të cilët aktualisht zotërojnë qiellin sa i përket teknologjisë së dronëve.

Lexo edhe: Mitsotakis jep detajet: Së shpejti marrëveshja me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë

Me nënshkrimin e kësaj marreveshjeje, Greqia synon të ndërtojë një bazë dronësh në ishullin Skiros.

Athina ka lidhur sëfundmi një marrëveshje edhe me Francën për blerjen e avionëve “Rafale” si edhe SHBA-të për të blerë avionë të tipit F-35.

Mediat e huaja raportuan se Greqia pritet të marrë avionët F-35 të planifikuar për Turqinë, e cila po përballet me sanksione nga SHBA-të për shkak të marrjes së sistemeve raketore ruse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!