Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter është regjistruar këtë të hënë në një ishull grek. Lëkundje tërmeti janë ndjerë në ishullin Lesvos, me epiqendër 43 km në perëndim-jugperëndim të ishullit me një thellësi lokale prej 10 km.
Kjo u pasua nga pasgoditje në të njëjtën zonë, fillimisht në magnitudën 4.3 të shkallës Rihter, dhe më pas duke 4.8, 4.9 dhe 4.5.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm sipas Institutit Gjeodinamik. /abcnews.al